Kulturë

“NEWBORN”-i hiqet për t’u pastruar, kthehet me pamje të re

Monumenti i Pavarësisë së Kosovës, “NEWBORN” është larguar nga vendi për t’u pastruar nga ngjyrat e përdorura gjatë viteve të fundit.

Autori i monumentit, Fisnik Ismaili, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se “NEWBORN”-it do t’i gërryhen ngjyrat e përdorura mbi të gjatë përvjetorëve të kaluar dhe do të kthehet me pamje të re.

“NEWBORN sivjet po e merr trajtimin që e ka meritue edhe e ka pritë tash 10 vjet. Po e çojmë me i gërrye ngjyrat, ndryshkun edhe papastërtinë që e ka mbledhë ndër vite. Kthehet qeto ditë edhe më i bukur, me pamje të re, që tashmë është bë traditë”, ka shkruar ai.