Kulturë

Lubin: Shkollat e artit duhet ta fuqizojnë qasjen kritike

Descriptive Text

Prishtinë, 1 shkurt - Vitin e kaluar, kur shkolla e artit “Hamidrasha” shënoi 70-vjetorin e themelimit, Avi Lubinit – kurator e drejtues i studimeve teorike në programin për studime postdiplomike arti në atë shkollë – iu kërkua të propozonte një ekspozitë.

“Nuk isha i interesuar të bëj diçka historike apo të filloj të mendoj pse artistët më të rëndësishëm kanë ardhur në këtë shkollë, e kush ishte më i mirë se tjetri. S’doja të bëja këto kalkulime apo ndonjë ekspozitë historike”, ka rrëfyer në Prishtinë Lubin, tek ka nisur të tregojë sesi ka zënë fill ekspozita e kuruar prej tij “Art School” në Muzeun e Tel-Avivit. Ai kishte sugjeruar që ideja e tij të realizohej në pavijonin që është pjesë e këtij muzeu, një objekt katërkatësh.

“Dhe sugjerova ta kthenim pavijonin në shkollë arti, artistët të performonin aty për një muaj dhe drejtori u pajtua që hyrja të jetë falas”, ka rrëfyer ai në ligjëratën e mbajtur të martën në Galerinë Kombëtare të Kosovës, e para e serisë për sivjet. Pas një prezantimi të shkurtër të biografisë së tij nga drejtoresha e këtij institucioni, Arta Agani, Lubin ka folur gjatë për “Art School” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.