Kompleksi i familjes Jashari në pritje të ndërhyrjes së shtetit

Kompleksi i familjes Jashari në pritje të ndërhyrjes së shtetit

01 shkurt 2018 09:01

Prishtinë, 1 shkurt - Kompleksi i familjes Jashari në Prekaz tash e sa vite është në rrezik. Për këtë analisti Jusuf Thaçi ka nisur një peticion online, përmes të cilit i kërkon Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë veprime urgjente për shpëtimin e Kompleksit Memorial nga rreziqet aktuale, e po ashtu kërkon që të hartohet projekti për konservimin dhe mbrojtjen e duhur afatgjatë të këtij institucioni. Por autoritetet shtetërore kanë thënë se ndërhyrja është peng i ndryshimit të Ligjit të ri për menaxhimin e memorialeve.

Deri më tani këtij peticioni, i cili mban titullin “Ta shpëtojmë Kompleksin e Familjes Jashari” i janë përgjigjur mbi 2 mijë e 500 persona. Thaçi ka bërë të ditur se nuk ka një numër të caktuar të nënshkrimeve që synon ta mbledhë, por që do të presë edhe pak ditë e më pas ta dërgojë kërkesën në zyrat e Qeverisë së Kosovës.

Kompleksi memorial “Adem Jashari” përveç shtëpive të shndërruara në muze, përfshin edhe të gjitha varret e të rënëve në luftë të familjes Jashari. Duke marrë parasysh domosdoshmërinë e vënies në mbrojtje të kësaj zone me interes të veçantë, Kuvendi i Kosovës në vitin 2001 miratoi edhe Ligjin për shpalljen e kompleksit përkujtimor “Adem Jashari” zonë me interes të veçantë nacional (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme