Vdes aktori amerikan, akuzohej për pornografi të fëmijëve

Vdes aktori amerikan, akuzohej për pornografi të fëmijëve

31 janar 2018 21:55

Mark Salling, aktori i serisë së njohur televizive "Glee" ka vdekur në moshën 35 vjeçare, vetëm disa javë para se të fillonte gjykimi i tij për pornografi të fëmijëve. Lajmin e konfirmoi dje, avokati i aktorit, Michael Proctor, i cili nuk pranoi të japë detaje shtesë rreth vdekjes së Markut.

Por sipas ueb faqes për të famshëm TMZ.com, besohet se aktori është vetëvrarë dhe policia e Los Angelesit është duke e hetuar rastin. Sipas autoriteteve dhe zyrës së mjekësisë ligjore në L.A., bëhet e ditur se trupi i pajetë i aktorit është gjetur buzë një lumi por nuk është identifikuar menjëherë si Mark Salling, transmeton emisioni Express në KTV.

Salling ishte arrestuar në vitin 2015 pasi ia kishte treguar ca video pornografike e fëmijë ta dashurës së tij, e cila pastaj e kishte raportuar rastin në polici. Aktori ishte deklaruar fajtor ndaj akuzave për posedim të videove pornografike me fëmijë, duke pranuar se i kishte shkarkuar më shumë se 25.000 fotografi seksuale të fëmijëve në kompjuterin e tij.

Aktori ishte lënë i lirë deri të shqyrtohej rasti kundër tij, dhe më 7 mars të këtij viti ishte dashur të paraqitet në gjykatë për një seancë dëgjimore. Në rast se do të shpallej fajtor, Salling do të dënohej nga katër deri në shtatë vjet heqje lirie.

Nga vitin 2009 deri më 2015-ët, Mark Salling qe pjesë e serisë "Glee", një shou ky shumë i shpërblyer që transmetohej në kanalin Fox. Aty ai e ka portretizuar personazhin e Puck-ut, një lojtar futbolli problematik i cili e tregon anën e tij të butë kur bëhet pjesë e klubit të këndimit në shkollën e tij të mesme.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme