Eurovision 2018, shorti zbulon kur do këndojë Shqipëria

Eurovision 2018, shorti zbulon kur do këndojë Shqipëria

31 janar 2018 13:39

Është hedhur shorti për natën e parë dhe të dytë për shtetet pjesëmarrëse në festivalin ‘Eurovision’ që këtë vit do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë në datat 8, 10 dhe 12 maj.

Shqipëria, e cila këtë vit prezantohet nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, do të performojë në natën e parë gjysmëfinale, 8 maj 2018, shkruan ATSH.

Është hera e parë që Portugalia e pret këtë festival. E drejta për të organizuar festivalin e këngës Eurovizion për 2018 erdhi pasi Salvador Sobral fitoi edicionin në vitin 2017 në Kiev me këngën e tij Amar Pelos Dois.

Në natën e parë gjysmëfinale garojnë shtetet:

Shqipëria

Azerbajxhani

Bjellorusia

Belgjika

Bullgaria

Republika Çeke

Estonia

Islanda

Izraeli

Lituania

Armenia

Austria

Kroacia

Qipro

Finlanda

Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë

Greqia

Irlanda

Zvicra

Në natën e dytë gjysmëfinale garojnë shtetet:

Australia

Danimarka

Norvegjia

Moldavia

Rumania

Rusia

San Marino

Serbia

Holanda

Hungaria

Gjeorgjia

Malta

Mali i Zi

Letonia

Polonia

Sllovenia

Suedia

Ukraina.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme