Aktivizmi qytetar shpëton muralin e Banksyt në Hull të Anglisë

Aktivizmi qytetar shpëton muralin e Banksyt në Hull të Anglisë

30 janar 2018 08:38

Një pastrues dritaresh nga qyteti anglez Hull është shpallur hero për shkak se ka shpëtuar një mural të Banksyt, i cili ka qenë tërësisht i mbuluar me ngjyrë të bardhë nga vandalët. Vepra, e cila paraqet një djalosh duke ngritur një laps në formë të shpatës, me fjalët “Vizatoje urën e ngritur”, është zbuluar javën që shkoi në një urë të ngritur në qytet.

Punimi i tij tërhoqi një numër të madh të njerëzve në zonën industriale në qytetin e kulturës në vitin 2017, pasi që Banksy përdori llogarinë e tij në “Instagram” për të konfirmuar se është vepra e tij. Sidoqoftë, brenda 48 orëve murali qe mbuluar i tëri me bojë të bardhë, duke shkaktuar reagime të ashpra online.

Banorët janë hidhëruar me dëmtimin e veprës së artit.

Të dielën mbrëma pastruesi i dritareve, Jason Fanthorpe, dhe banorë të tjerë e morën situatën nën kontroll për ta shpëtuar muralin.

“Nuk jam vetëm unë ai që ka ndihmuar. Kjo vepër është dhuratë e çmueshme që i është dhënë qytetit dhe nuk mund të rrija e të mos bëja asgjë. Duke qenë se jam pastrues i dritareve pata pajisjet e nevojshme dhe shkallët. Në fillim provova ta pastroja vetëm me ujë. Frikësohesha se mos po e dëmtoja, por më është dashur të përdor zbardhues për ta hequr ngjyrën”, ka thënë ai.

Me gjithë ndërhyrjet murali i artistit të njohur tani nuk e ka pamjen si më parë, por të paktën nuk është vetëm ngjyrë e bardhë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme