Kulturë

“Offside” me art si reagim për rregullat e instaluara ndaj shoqërisë

Se fuqia e artit është mbi rregullat e “lojës” së instaluar mbi vetë shoqërinë, e dëshmoi artisti Driton Selmani, të cilit intervenimi artistik i kushtoi me gjobë.

Flamuri kombëtar, i vendosur prej kohësh në hyrje të Prishtinës, në orët e para të së shtunës ishte zëvendësuar me flamurin “Offside” të futbollit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të shumta ishin reagimet që nxiti “provokimi” artistik. E flamuri kombëtar brenda ditës u rikthye në vend të vet.

“‘Red tape’ 2018 ofsajd - mbiemër, ndajfolje / në mënyrë të paligjshme përtej një linje ose zone të përshkruar; përpara topit në ­fillim të ose gjatë lojës.

“Ndihem shumë i lumtur që vepra u kuptua dhe njerëzit të cilët e ndjejnë të qenët në ‘pozitë jashtë loje’ reflektuan mbi intervenimin tim”, ka thënë Selmani. Sipas tij, gjithë intervenimi me flamurin dhe “zhurma” që e shoqëroi atë ka dëshmuar fuqinë e artit.

Edhe vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për veprën e Selmanit, duke thënë se me të kuptuar vendosjen e flamurit “Offside” në hyrje të kryeqytetit, i ka ardhur mirë që një artist ka zgjedhur të flasë nëpërmjet artit për problemet në vend... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)