“Cineplexx”, me mbi 300 mijë shikues në vit, synon të zgjerohet edhe në Prizren

“Cineplexx”, me mbi 300 mijë shikues në vit, synon të zgjerohet edhe në Prizren

29 janar 2018 08:40

Si rezultat i numrit të shikuesve, që disa herë kanë bërë që të thyhen rekorde për Ballkan, “Cineplexx Kosova” është duke shqyrtuar mundësinë e zgjerimit edhe në qytete të tjera, shkruan sot “Koha Ditore”.

Udhëheqësit e kësaj kinemaje thonë se gjasat më të mëdha janë që kinemaja e dytë të hapet në Prizren, por një vendim i prerë ende nuk është marrë. Për një vit sa edhe funksionon kjo kinema - duke u bërë e dyta në kryeqytet pas gati 17 vjetësh kur publiku pati vetëm një ekran për të parë filma- ka mbledhur mbi 375 mijë shikues me 187 filma të shfaqur në mbi 11 mijë termine.

E gjithë ky sukses sipas drejtorit të “Cineplexx”, Milazim Salihu, lidhet me kushtet që ofrojnë. Sipas tij, ajo që po i tërheq vizitorët janë shërbimet.

“Ne besojmë se përveç kushteve dhe standardeve më të larta të kinemasë që ofrojmë, gjëja më atraktive për vizitorët tanë ka qenë e veçantë organizimi i ngjarjeve të ndryshme për premierat botërore, ku vazhdimisht i kemi shpërblyer klientët tanë me dhurata e shpërblime të ndryshme. Në këto evente klientët tanë kanë ardhur në numër të madh, duke thyer shpeshherë rekorde të premierave në gjithë Ballkanin”, ka thënë Salihu. Prej se është hapur “Cineplexx”, ai ka thënë se periudha më e mirë ka qenë muaji prill i vitit të kaluar, pasi që në program kanë pasur filmin “Fast & Furious 8” me të cilin kanë thyer rekord në gjithë Ballkanin me 27 mijë e 646 bileta të shitura... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme