Kulturë

Nesër në Galerinë “Qafa” ekspozita e Mimoza Studenicës

Descriptive Text

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, “Qafa” në kryeqytet, nesër hapet ekspozitën e radhës e titulluar “Tregime urbane të mbështjella në rollne” të artistes Mimoza Studenica.

Punën e saj artistike “mund ta shohim si një ndërlidhje me vokacionin e saj, dizajnin që shpërfaqet natyrshëm si impakt i drejtpërdrejtë në tablo letrash filigrani”, shprehet kuratori i kësaj ekspozite Lorik Sylejmani, njëkohësisht artist vizual dhe kritik arti, transmeton Koha.net.

Kjo ekspozitë drejtohet dhe financohet nga Galeria e Ministrisë së Kulturës.

Ekspozita do të hapet më datë 23 mars 2017 në orën 19:00 dhe mbyllet me 15 prill 2017 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës (objekti Qafa) në Prishtinë.