Thaçi uron Kadarenë për 82 vjetorin e lindjes

Thaçi uron Kadarenë për 82 vjetorin e lindjes

28 janar 2018 14:09

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka uruar shkrimtarin Ismail Kadare për 82 vjetorin e lindjes.

Ai thotë se Kadare me veprimtarinë e tij emrin e letërsisë shqipe e ngriti në nivel botëror, transmeton Koha.net.

“Me rastin e 82 vjetorit të lindjes shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare, i shprehim urimet më të mira. Me veprimtarinë e tij të gjerë artistike, Ismail Kadare emrin e letërsisë shqipe e ngriti në përmasa të letërsisë së përbotshme. Duke i uruar shëndet, nga Ismail Kadare presim edhe më tutje rrumbullakime të krijimtarisë së tij të nobelueshme”, ka shkruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme