Maestroja i jazzit që e luftoi djallin e aparteidit

Maestroja i jazzit që e luftoi djallin e aparteidit

28 janar 2018 21:03

Hugh Masekela, i cili vdiq të martën në moshën 78-vjeçare, ishte një nga interpretuesit më të mirë dhe më të dalluar në kornë, performancat e të cilit në trumbetë dhe “flugelhorn” gërshetonin jazzin e stileve të Afrikës Jugore me muzikën nga i gjithë kontinenti dhe diaspora.

Muzikanti që jetonte në ekzil prej 30 vjetësh ishte po ashtu një këngëtar i fuqishëm dhe kompozitor, sikurse edhe një zë i zemëruar politik, që përdorte muzikën dhe performancat e tij “live” për të sulmuar regjimin e aparteidin, gjë që ia ndaloi atij të kthehej në vendlindje.

Edhe kur u kthye në vendin e lindjes nën udhëheqjen e Nelson Mandelas, pasi kishte jetuar e punuar në SHBA dhe Botswana, Masekela vazhdoi të komentojë pa frikë ngjarjet kulturore në Afrikën e Jugut dhe përreth botës, duke gëzuar statusin e tij si një i famshëm ndërkombëtar, duke interpretuar për president dhe mbretër e audienca koncertesh e shpeshherë duke bashkëpunuar me muzikantë të tjerë të mëdhenj, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Ai ishte lindur në Kwa-Guqa, Witbank, një vend në afërsi të Johannesburgut. I ati i tij, Thomas, ishte inspektor shëndetësie dhe skulptor dhe e ëma e tij, Pauline, ishte punonjëse sociale, zyrtarisht e klasifikuar si “e ngjyrosur” në periudhën e aparteidit të Afrikës Jugore, duke qenë se babai i saj ishte skocez.

Hugh ishte një nga katër fëmijët në një familjeje të ndërgjegjshme politike: motra e tij më e re, Barbara, do të bëhej udhëheqëse e departamentit të artit e kulturës të Kongresit Nacional Afrikan. Fëmijët ishin rritur nga gjyshja e tyre, Johanna, dhe Hugh ishte gjithmonë i rrethuar nga muzika. Në moshën katërvjeçare ishte në dasmën e tezes së tij Lily dhe ishte fascinuar nga bendi i famshëm, “Jazz Maniacs” dhe trumbetisti Drakes Mbau.

Hugh e mori instrumentin e parë kur ishte 14 vjeç. Asokohe ishte nxënës në “St. Peter”, një shkollë për fëmijët afrikanë që u bë edhe qendër për kundërshtuesit e aparteidit, para se të mbyllej nga autoritetet. Stafi i kësaj shkolle përfshinte edhe Oliver Tambon, më vonë lider i “ANC”, dhe Trevor Huddelston, udhëheqës i lëvizjes britanike kundër aparteidit. Në moshë të re Masekela ishte gjithmonë në telashe.

“Isha një nga sherrxhinjtë më të këqij”, më kishte thënë njëherë, “gjithmonë në konflikte me mësimdhënësit apo duke shkuar në qytet për të vjedhur”. Masekela gjithmonë e kishte dëshiruar një trumbetë, siç ka thënë ai, pasi e kishte parë filmin e vitit 1950 “Young Man With a Horn”, dhe kujtonte se çfarë i kishte thënë priftit: “Nëse mund ta marr një trumbetë, nuk do ta brengos askënd më”. Huddleston ia kishte dalë t’i grumbullonte 15 funte për ta blerë instrumentin dhe e kishte gjetur një trumbetist që ta mësonte Masekelan, “dhe atëherë ai ulej jashtë shkollës e bënte zhurmë”.

Natyrshëm edhe nxënësit e tjerë kishin shprehur dëshirën për instrumente dhe kësisoj lindi “Huddelston Jazz Band”. Ata vishnin pantallona të zeza dhe këmisha ngjyrë hiri dhe luanin muzikë amerikane, në vend të muzikës afrikane. Bashkë me Masekela, bendi përmbante Jonas Gwangwa në tromb, që po ashtu do të bëhej yll... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme