Kulturë

“The Shape of Water” në tërësi është film i mrekullueshëm

“The Shape of Water” është përrallë pjesërisht e ngatërruar me kode, pjesërisht film me monstrum të modifikuar gjenetikisht dhe si tërësi është i mrekullueshëm. Guillermo del Toro, regjisori dhe skenaristi i filmit, është pasionant i këtij zhanri.

Ndonjëherë entuziazmi i tij mund të përfitojë nga disiplina, duke prodhuar filma të shformuar (por asnjëherë jo interesant) si “Pacific Rim” dhe “Crismon Peak”.

Në më të mirën e tij – në “The Devil’s Backbone”, “Pan’s Labyrinth” dhe tani përsëri – ai bashkon ngrohtësinë e fansave me sensibilitetin romantik befasues në gjithë sinqeritetin e tij, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ai bazohet në filma të vjetër, stripa, arketipe mitike dhe imagjinatën e tij vizuale për të krijuar filma që janë më pak se të zbuluar, sikur ai t’i kishte këputur nga etere të tjera kulturore dhe t’i japë ngjyrë, zë dhe formë.

Referenca më e qartë për “The Shape of Water” është “Creature From the Black Lagoon” (Krijesa nga laguna e zezë), horrori klasik mbi epokën e Luftës së Ftohtë rreth bishës së çuditshme, gjysmëpeshk dhe gjysmënjeri, i zbuluar në pyjet tropikale të Amazonës. Në përditësimin e del Toros, një krijesë e tillë sillet në Baltimore në fillim të viteve ’60 dhe mbahet në një rezervuar në laboratorin e hulumtimeve qeveritare, ku ai është subjekt i torturës brutale në emër të shkencës dhe sigurisë nacionale.

“Aseti”, ashtu siç e quajnë ata që përkujdesen për të, nuk paraqet asnjë lloj kërcënimi për të tjerët. Ai është - ashtu siç egërsirat kanë tendencën të paraqiten sot në filma - një i pafajshëm në mëshirën e një specie të pamëshirshme grabitqare, që do të thotë ne. Armiku i tij kryesor është Richard Strickland, i cili portretizohet nga Michael Shannon. Strickland jeton në një lagje periferike me gruan dhe dy fëmijët e tij, vozit “Cadillac”, lexon “The Power of Positive Thinking”. Aksesori i tij i preferuar është pajisja elektrike, detaj që e lidh atë me sherifët jugorë, që kohë pas kohe i shohim në televizor duke terrorizuar demonstruesit për të drejtat e njeriut.

Një karikaturë? Ndoshta. Por gjithashtu një horr i përkryer, i besueshëm dhe me gjithë normalitetin e djallëzisë, është një kontrast për koalicionin rebel të filmit, një grup keqbërësish që vijnë në mbrojtje të asetit. Më e rëndësishmja këtu është Elisa (Sally Hawkins), pjesëtare e stafit të pastruesve të laboratorit, e cila luan incizime të muzikës jazz për të burgosurin, e ushqen me vezë të ziera dhe shumë shpejt bie në dashuri me të.

Mund të mrekulloheni se sa larg del Toro e dërgon romancën e tij dhe, po ashtu, se sa natyrshëm, sa jo e frikshme dhe si e bën të duket aq në rregull dhe e pastër dashuria e tyre. Dhe përse jo? Folklori është i mbushur me princër breshka, të bukura dhe bisha... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)