Dështimi i liberalizmit

Dështimi i liberalizmit

28 janar 2018 15:00

Nuk ndodh çdo ditë që një libër të marrë vlerësime pozitive si nga Rod Dreher i “The American Conservative” (që e cilëson “qartësues”) dhe studiuesi i shoqërisë Cornel West (“i guximshëm”), por këto nuk janë kohë të zakonshme.

Libri i Patrick J. Deneen “Why Liberalism Failed” (Pse dështoi liberalizmi) trajton pakënaqësinë e thellë me qarqet politike, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, “ata janë të gjithë njësoj” ishte fraza me e dëgjuar nga amerikanët e pakënaqur me të dyja partitë.

Gjykuar prej këtij libri, edhe Deneen do të pajtohej me ta. Liberalizmi, siç e përkufizon ai, përfshin doktrinën e elitave politike, pavarësisht a mbështeten ato në të majtën apo në të djathtën. U konceptua para rreth 500 vjetësh dhe ishte besimi themeltar i Shteteve të Bashkuara. Përshkruan autonominë për individët që “modifikojnë e ndjekin vetë versionin e vetvetes të një jete më të mirë”.

Këshillon qeveritë të dalë nga rruga e fushës së tregjeve (një prioritet republikan) dhe moraliteti personal (prioritet demokratik). Ka qenë një fatkeqësi e pamatur. Ky, të paktën është argument i Deneen. “Why Liberalism Failed” është libër që lexohet si një përpjekje për të liruar një zemërim të ndrydhur, një vëllim thellësisht irritues që megjithatë artikulon diçka të rëndësishme në këtë periudhë zhgënjimi. David Brooks dhe Ross Douthat, të dy kanë shkruar kolumne për librin në “New York Times”. Deneen, profesor i shkencave politike mund të mos e admirojë presidentin Trump, por ai e kupton apelin e tij.

“Dëshira e përhapur e ditëve të sotme për një lider të fuqishëm, një që do të ketë vullnet të kthejë kontrollin popullor mbi format e liberalizmit të qeverisjes burokratike dhe ekonomisë së globalizuar, vjen disa dekada pas liberalizmit të normave kulturore dhe shprehive politike esenciale të vetëqeverisjes”, shkruan Deneen. Kritika e tij në këtë vëllim të hollë është jashtëzakonisht mbresëlënëse.

Liberalizmi i pamëshirshëm ekonomik i ka lënë shumë njerëz të pasigurt në aspektin material: liberalizmi i pamëshirshëm i kulturës i ka lënë ata palëvizur. Lidhjet komunale janë të dekurajuara për të inkurajuar një forcë mobile të punëtorëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme