Bliri dhe kulla unike e Osdautajve - dy shenjat e Isniqit Foto: Koha

Bliri dhe kulla unike e Osdautajve - dy shenjat e Isniqit

28 janar 2018 13:00

Dy simbole i ka fshati Isniq i Deçanit, më i madhi i kësaj komune e padyshim njëri prej fshatrave më të mëdhenj e më të bukur të Kosovës. I pari është bliri, një trup i moçëm në qendër të fshatit që e rrethojnë pesë male a bjeshkë, të shtrira në Roshkodol, Zllonopoj, Belle, Milishevc dhe Pleqje – për t’i dhënë një pamje mahnitëse këtij vendbanimi rural, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fshatin që dikur numëronte 36 kulla, simboli i dytë është Kulla e Osdautajve, unike në Kosovë. Ajo është e vetmja godinë e llojit të vet që ka katër kate. Shteti e njeh dhe e ruan si objekt i ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, por familjarët thonë se është më e vjetër se kaq.

Sido që të jetë, kulla e bliri përthekojnë dihotominë e trashëgimisë së natyrës e të kulturës në këtë vend. Të dyja kanë krijuar ndër vite edhe histori. Më shumë sesa familjarët e Osdautajve, rrëfimin edhe për kullën, por edhe për blirin e tregon intelektuali i fshatit, Rexhep Maksutaj, ish-arsimtar i anglishtes, tash pensionist i pasionuar pas trashëgimisë kulturore.

Një tregim i tij lidhet me luftën e fundit në Kosovë, e kësisoj argumenton edhe se pse këto të dyja janë simbole të Isniqit.

“Po u bojka Isniqi prapë Isniq”

Maksutaj, që shtëpinë e ka afër blirit e jo shumë larg kullës së Osdautajve, rrëfimin për të dyja këto preferon ta tregojë nga oda e Kullës. Në kullën më të famshme të fshatit ai hyn si në shtëpinë e vet. Jashtë kronologjisë së rrëfimit, pjesa që lidhet me luftën e fundit është përshkruese e asaj pse kulla e bliri janë simbole të Isniqit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme