Liria është dashuri

Liria është dashuri

28 janar 2018 07:30

Sibel Halimi është sociologe dhe poete e njohur. Merret me trajtimin e problemeve socio-filozofike, ndërkohë që shkrimet dhe poezitë e saj janë botuar në periodikun shqip dhe të huaj.

Deri tashti ka të botuar dy libra me poezi: “Kopshti i Mëkateve” (2002) dhe “Qenia nuk banon këtu” (2013), si dhe librin publicistik “Shoqëri në Alarm” (2017), shkruan sot “Koha Ditore”.

Ajo është duke vijuar studimet e doktoraturës në fushën e sociologjisë. Gjithashtu, është aktiviste për të drejtat e grave.

Me angazhimin e saj, ka arritur që disa çështje që kanë të bëjnë me gratë t’i vërë në fokus të debatit publik. Ka të publikuara një sërë hulumtimesh në fushën e studimeve sociale dhe gjinore.

Halimi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Poezia në këtë kohë kur gjithçka kundërmon nga politika është njëfarë shpëtimi, ikje nga realiteti i trishtë.

Në relacion me sociologjinë, e cila kundron realitetin siç është, poezia ta jep mundësinë e projektimit të diçkaje që të bën të ndihesh mirë, njëfarë shtegtimi imagjinar për të dëshirueshmen... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme