Rugova shan ata që mërziten nga shkenca

27 janar 2018 22:19

“Shkenca është e mërzitshme. Who doesn't like it, can go fuck himself; (“Kujt nuk i pëlqen, le të pirdhet)”.

Kështu është shprehur gjuhëtari Bardh Rugova për ata që mërziten nga shkenca, duke parafrazuar shkencëtarin e shquar anglez Richard Dawkins, i cili kishte thënë një herë se kur e kishin pyetur gjatë një interviste për një revistë shkencore, se cila ishte filozofia e tij si shkencëtar i ri, ai kishte thënë: “Science is interesting and if you don't agree you can fuck off”; (“Shkenca është interesante dhe nëse ju nuk e pranoni, mund të pirdheni”).

Teksa po fliste për librin “The Language of Science” të autorit Michael Halliday, në emisionin CODEX të KTV-së, i pyetur nga autori i këtij emisioni nëse “shkenca është përjashtuese dhe nuk është një botë për të gjithë”, ligjëruesi nga Universiteti i Prishtinës, Bardh Rugova, i cili është edhe anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës, ka thënë se për shkencën mund të flasin vetëm ata që kanë kërkuar dhe hulumtuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme