“Shkenca është e mërzitshme. Who doesn't like it, can go fuck himself; (“Kujt nuk i pëlqen, le të pirdhet)”.
Kështu është shprehur gjuhëtari Bardh Rugova për ata që mërziten nga shkenca, duke parafrazuar shkencëtarin e shquar anglez Richard Dawkins, i cili kishte thënë një herë se kur e kishin pyetur gjatë një interviste për një revistë shkencore, se cila ishte filozofia e tij si shkencëtar i ri, ai kishte thënë: “Science is interesting and if you don't agree you can fuck off”; (“Shkenca është interesante dhe nëse ju nuk e pranoni, mund të pirdheni”).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTeksa po fliste për librin “The Language of Science” të autorit Michael Halliday, në emisionin CODEX të KTV-së, i pyetur nga autori i këtij emisioni nëse “shkenca është përjashtuese dhe nuk është një botë për të gjithë”, ligjëruesi nga Universiteti i Prishtinës, Bardh Rugova, i cili është edhe anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës, ka thënë se për shkencën mund të flasin vetëm ata që kanë kërkuar dhe hulumtuar.