Kulturë

Kadare laureohet me çmimin prestigjioz italian Nonino

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është laureuar sot me Çmimin prestigjioz italian Nonino, në Distileritë Nonino në Percoto të Udineses.

Ky çmim jepet që nga viti 1977 me motivin e nxjerrjes në pah të aktualitetit të përhershëm të qytetërimit të thjeshtë, raporton KTV.

Në kategorinë për letërsi, Nonino ju nda Ismail Kadaresë, kurse Çmimi Nonino për eseistikë iu dha filozofit të shquar italian, ndër më të rëndësishmit në botë, Giorgio Agamben.