Fuqia e zërave të Kosovës për ndryshimin e botës

Fuqia e zërave të Kosovës për ndryshimin e botës

27 janar 2018 16:14

Pamundësia e lëvizjes së lirë për kosovarët, shumë herë ka diktuar depërtimet e individëve apo grupeve të caktuara jashtë kufijve. Por ka edhe raste të rralla suksesi që kanë thyer barrierat qoftë politike apo shoqërore. Kaherë e kanë bërë këtë Rita Ora e Dua Lipa. Ka kohë që kanë ikur nga vendlindja e tyre, por prapë mbesin zëri i Kosovës. Madje janë shndërruar në shembuj të fuqisë për ndryshim. Jo vetëm për kosovarët, por për krejt botën.

Të dyja kanë pushtuar skenat botërore me arritjet në muzikë, duke u ranguar në top-listat më të rëndësishme qoftë në Britani të Madhe, shtete të tjera evropiane, por edhe përtej atlantikut, shkruan sot Koha Ditore.

Pikërisht për sukseset e tyre ato janë bërë pjesë e listës së të rinjve evropianë që po bëjnë ndryshime në botë, “30 under 30”, që tash e tre vjet e përpilon e përdyjavshmja e njohur amerikane, “Forbes”. Në kategoritë e tyre u bashkohet edhe Bebe Raxha, këngëtare shqiptare me prejardhje nga Maqedonia.

Por Ora e Lipa nuk janë kosovaret e vetme. Në këtë mes hyjnë edhe tri vajza të tjera nga Kosova. Për dallim nga këngëtaret, ato kanë arritur që të bëhen pjesë e kësaj liste që u shpall në fillim të javës, falë suksesit dhe punës në vendin e tyre.

Blerta Thaçi, Dafina Olluri dhe Blinera Meta-Shala janë tri vajza të cilat i janë bashkuar listës me 300 emra...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme