A ka përgjegjësi intelektuale për krimet politike? Nëse Sokrati nuk do të ishte aq i mençur sa të mundë t’i mësonte të tjerët se çfarë diferencash të mëdha bën pushteti, mbase vdekja tragjike do ta kursente. Ai do të mbetej si shumë të tjerë, një i panjohur i antikës, dhe filozofia politike klasike do të themelohej ndoshta shekuj më vonë, nga dikush tjetër.
Mendimi politik edhe për një kohë do të ngecte, njerëzit do të vazhdonin të mos njihnin një formë të organizimit shoqëror, ku secili do t’ia kishte nevojën njëri-tjetrit, shkruan sot Shkumbin Beqiri në Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPlatoni nuk do ta kishte mësues Sokratin, për t’ia dhënë ato lloj dijesh, aq sa ta riprodhonte intelektualisht veten deri në atë masë, sa ta bënte Aristotelin aq të aftë, sa ta themelonte më vonë shkencën politike. Sikur autori i proverbit të njohur se “nuk jam aq budalla sa të them se di gjithçka”, nuk do të bëhej filozof, transcendenca nga gjendja natyrore në atë civile nuk do të çelte siparin me polisin (qytet-shteti) grek...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.