Besa e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve

Besa e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve

27 janar 2018 14:03

Si në çdo vend në Evropë të okupuar nga nazistët, një përballje me policinë do të vendoste për fatin e refugjatëve hebrenj si Nissimi dhe Sarah Aladjem me djalin e tyre 10-vjeçar, Aronin. Ama, kur familja u ndal nga policia në shtetin mysliman të Shqipërisë 75 vjet më parë, ishte çelësi i mbijetesës së tyre.

Ata po iknin nga Bullgaria kur u kapën nga pesë oficerë policorë që punonin për forcat okupuese. Në vend se t’i dorëzonin te okupatorët, siç duhej vepruar me bredhacakët hebrenj pa dokumente, njëri nga policët së bashku me disa banorë u ndihmoi Aladjemve që të gjenin strehim.

Larg prej të pazakonshmes në Shqipëri, veprimet e atij polici në vitin 1943 – identiteti i tij nuk dihet – vërtetojnë shtimin e përpjekjeve dhe guximin për të shpëtuar hebrenjtë në këtë vend që ndodhet në verilindje të Greqisë. Është ndoshta i vetmi vend i okupuar nga nazistët që mbante më shumë hebrenj pas Holokaustit sesa para tij, shkruan sot Koha Ditore.

Duke i mbetur borxh asaj që vendasit e quajnë Besë, kod i nderit dhe mirësjelljes ndaj të huajit, shpëtimi dhe mbijetesa e gati 2 mijë hebrenjve nga shqiptarët për dekada kanë mbetur të panjohura. Por falë studimeve të fundit dhe filmave, një rreze drite po depërton në kohërat më të errëta të historisë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme