Gostia artistike e fantazmave

Gostia artistike e fantazmave

27 janar 2018 13:02

Përderisa vitit 2017 ia dhamë lamtumirën, mirëpritëm romanin më të ri të shkrimtarit Gëzim Aliu, “Gosti në natën e parë të vjeshtës”. Aliu vjen para lexuesve me romanin e tij të tretë, i cili, sipas studiuesit Agron Gashi, është roman ku “... hierarkia kulturore shndërrohet në anarki, seriozja në sarkazëm dhe ironi, tragjedia në komedi, etika në estetikë, për të fituar kjo e fundit”. Romani “Gosti në natën e parë të vjeshtës” trajton një temë aktuale të kohës: ngritjet dhe rëniet që pësoi njeriu si individ, por edhe shoqëria në tërësi.

Në roman paraqitet tabloja e errët e jetës së njeriut kosovar të pasluftës, ndërsa shoqërisë në të cilën jeton i janë vënë në dukje anët e errëta përmes personazheve të saj. Që nga titulli i romanit, ne si lexues parapërgatitemi të kuptojmë që rrëfimi i romanit zgjat vetëm një natë, duke na njohur me realitetin e një shoqërie të zhveshur nga zakonet fisnike shqiptare, po të veshur me maskën e modernitetit, shkruan sot Kosovare Krasniqi në Koha Ditore.

Rene Wellek thekson: “Letërsia, me të vërtetë, ‘pasqyron’ ‘jetën’, ndërkaq ‘jeta’ në masë të madhe është realitet shoqëror, edhe pse objekte të ‘imitimit’ letrar kanë qenë edhe bota e natyrës dhe bota e brendshme apo subjektive e individit”(Uellek, 1993, 85). Edhe në romanin “Gosti në natën e parë të vjeshtës”, autori shërbehet me atmosferën reale të ndodhur në Kosovën e pasluftës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme