Orientimi perëndimor i Skënderbeut

Orientimi perëndimor i Skënderbeut

27 janar 2018 11:07

Skënderbeu nuk ka pasur asnjë dilemë në drejtimin që duhej të kishte politika e tij e jashtme. Ai, që në hapat e parë të veprimit të tij pas hyrjes në Krujë, shpall vlera të tilla politike, që konsiderohen si vlera perëndimore të kohës. Në luftërat e tij kundër të dy sulltanëve ai ndjek një strategji interesante politike: mundohet të krijojë aleancë me udhëheqësit e popujve të shtypur të Evropës Juglindore dhe me botën e krishterë në Evropën Perëndimore.

Por orientimi i tij perëndimor nuk kalon pa probleme. Me gjithë tentimet e tij, udhëheqësit serbë nuk e kuptojnë dhe nuk bashkëpunojnë me të. E pengojnë të shkojë në betejë në Varna dhe në Fushë-Kosovë për ta mbështetur Huniadin. Huniadi i humb të dy betejat dhe madje arrestohet nga serbët, shkruan sot Sadri Kiçmari në Koha Ditore.

Kastrioti gjatë periudhës së udhëheqjes së shtetit të Arbrit arriti të krijojë lidhje të ngushta me mbretëritë e Italisë në perëndim, aleancë lufte me Huniadin në veri dhe përgjithësisht raporte të mira me fqinjët e tij. Për Papa Calixtin III dhe Piun II ai u bë një figurë qendrore në luftën kundër turqve. Ideja për ta shpallur mbret të Epirit dhe Maqedonisë ia ushqeu atij dëshirën për avancim të statusit të tij shoqëror dhe shtetëror...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme