Vendbanimi antik i dardanëve që rrezikon të zhduket

Vendbanimi antik i dardanëve që rrezikon të zhduket

27 janar 2018 09:10

Pas afro 20 vjetësh pamundësi qasjeje, në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, me bashkëpunëtorë nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Mitrovicës patëm rastin ta vizitonim lokalitetin arkeologjik Municipium DD dhe, pos sjelljeve jomiqësore të banorëve të rajonit, e gjetëm atë në gjendje alarmante: objektet dikur të gërmuara sistematikisht dhe të konservuara kishin filluar të rrënoheshin, monumentet epigrafike ishin të rrokullisura, të thyera, të bartura nga aty apo të dëmtuara me ngjyra, ndërsa vegjetacioni, bari dhe bërlloku e kishin mbuluar atë.

Ndërtimet “legale” e ilegale iu kishin afruar dhe e kishin rrethuar, duke e rrezikuar seriozisht këtë lokalitet. Por, ç’është e vërteta nuk mbretëronte gjithmonë një gjendje e këtillë në këtë lokalitet, shkruan sot Naser Ferri në Koha Ditore.

Hulumtimet e para me përnjohje të terrenit dhe gërmime sondazhe të këtij lokaliteti i kishte filluar Muzeu i Kosovës (asokohe e deri në vitin 1999 quhej Muzeu i Prishtinës) në vitin e largët 1956 deri në vitin 1959, me ç’rast ishte konstatuar shtrirja aproksimative e objekteve arkitektonike, ndërsa në vitin 1960 kishin filluar gërmimet sistematike të cilat kishin vazhduar deri në vitin 1963, gjatë së cilës periudhë ishin zbuluar të gjitha objektet deri më tash të njohura arkitektonike, kurse gërmimet arkeologjike kishin vazhduar deri në vitin 1965 (edhe pse nuk është gërmuar i tërë lokaliteti), pas të cilave edhe ishte konservuar pjesa dërrmuese e objekteve të zbuluara.

Vlen të theksohet që krahas gërmimeve të ekipit të arkeologëve, një ekip tjetër, ai i ekspertëve të kombinatit metalurgjik “Trepça”, kishte bërë hulumtime gjeologjike të mbetjeve të xeheroreve të vjetra në malet Rogozna dhe Kopaonik, kështu që me rezultatet e këtyre hulumtimeve e kishin plotësuar mozaikun e përgjithshëm të lokalitetit Municipium Dardanorum dhe këtij rajoni në përgjithësi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme