Jimmy Kimmel do të jetë sërish prezantues i ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve Oscar. Lajmin, prezantuesi i njohur televiziv e ka bërë të ditur dje, përmes postimit të një videoje qesharake në faqen zyrtare të emisionit të tij në YouTube.
Kimmel ishte prezantues edhe i edicionit të kaluar, ku ndodhi incidenti me shpalljen e filmit të gabuar si fitues i çmimit kryesor të mbrëmjes “Filmi më i mirë i vitit” dhe pikërisht në videon promovuese të sivjetshme, Kimmel ka bërë shaka me këtë ngjarje, që siç e përshkruan ai me humor, ka qenë traumatizuese për të, transmeton emisioni Express në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdicioni i ceremonisë së kaluar ishte i suksesshëm sa i përket shikueshmërisë, kjo falë humorit me shije që Kimmel e solli në skenë, bashkë me të gjitha ngjarjet tjera që e karakterizuan atë mbrëmje.
Edicioni i 90-të i ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve kryesore në kinematografi, Oscar, do të mbahet më 4 mars në Los Angeles.