Këshilli i TKK-së injoron dramat kombëtare, drejtori akuzon për shkelje ligjore

26 janar 2018 19:31

Hartimi i repertorit për vitin 2018 nga ana e Këshillit të ri Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës, po cilësohet si tkurrje e hapësirës për inskenimin e dramave shqiptare në këtë teatër.

Tri nga pesë shfaqjet e miratuara nga anëtarët e Bordit të TKK-së të cilat do të vihen në skenë, i takojnë dramaturgjisë botërore.

“Kaligula”, e autorit francez Albert Kamy, “Desturë” i shkruar nga Musa Ramadani, “Dashuria dhe liri” të Thomas Whincop, “Karnevalet e Korçës" i Spiro Çomoras dhe “Kopshti i Qershive” i Anton Çeovit janë tekstet që do të inskenohen në TKK.

Ndaj këtij programi kritika ka shprehur drejtori i përgjithshëm i TKK-së, Agim Sopi, i cili deklaroi se Teatri po rrezikon të rikthehet në gjendjen e logjikës despotike dhe amatorizmit.

Njëri nga anëtarët e Këshillit Drejtues të TKK-së, Ismet Azemi, duke mos dashur t’i komentojë deklaratat e drejtorit Sopi, i ka thënë KTV-së përmes telefonit se i gjithë procesi për miratimin e repertorit ka shkuar në mënyrë demokratike.

KTV-ja ka provuar të marrë një prononcim edhe nga drejtori artistik, Agon Myftari, mirëpo, ai ishte i paqasshëm për deklaratë. Sidoqoftë, premiera e parë pas miratimit të këtij repertori, pritet të shfaqet në fund të muajit prill.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme