Aktorja Tinka Kurti shtrohet me urgjencë në spital

Aktorja Tinka Kurti shtrohet me urgjencë në spital

25 janar 2018 10:08

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu i ka shkuar për vizitë në spital aktores Tinka Kurti. Aktorja është shtruar pardje pasdite në një spital privatë Tiranë, për shkak të problemeve shëndetësore.

“Të shkuara Tinka Kurtit, yllit të skenës shqiptare e të fëmijërisë së të gjithëve ne dhe gruas që gjithnjë frymëzon gratë me fisnikërinë, energjinë e kurajën e saj” bën të ditur ministrja Manastirliu.

Aktorja e madhe Tinka Kurti është shtruar me urgjencë dje në spital. Aktorja është ekzaminuar në një nga spitalet e kryeqytetit, duke shfaqur probleme në mushkëri.

Në muajin nëntor aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare Tinka Kurti, ka pësuar një aksident, duke u rrëzuar në shkallët e pallatit të saj.

Si pasojë pati shembje në të gjithë trupin duke e pasur të pamundur lëvizjen. Lajmin e pat bërë publik profesori Përparim Kabo, i cili rrëfente se si kjo aktore, e cila i ka dhënë kaq shumë kinematografisë shqiptare, ishte braktisur nga shteti, por as në spital nuk po merr dot ndihmën e nevojshme. Ai i pat bërë thirrje ministres së Shëndetësisë, të marrë masat e duhura për shëndetin e Tinka Kurtit.

Aktorja po merr ndihmën mjekësorë dhe mësohet se është nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve. Aktorja do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operën e famshme “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës.

Fotoja është bërë gjatë provave. Nga grupi që po punon për produksionin mësohet se Tinka nuk ka qenë në prova.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme