Kulturë

Monumenti i Skënderbeut në Piazza Albania në Romë

Ambasada e Italisë në Tiranë në vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut shpallur nga qeveria shqiptare sjell një foto të monumentit të Skënderbeut vendosur në sheshin Piazza Albania, në Romë.

Në një postim në faqen e saj Facebook, Ambasada e Italisë në Tiranë shprehet se “pak njerëz e dinë se në Piazza Albania në Romë gjendet monumenti i Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar”.

Bashkë me postimin e saj, ambasada e Italisë në Tiranë poston dhe foton e monumentit të Skënderbeut në Piazza Albania në Romë.