Çmimet Oscar, “The Shape of Water” udhëheq nominimet

Çmimet Oscar, “The Shape of Water” udhëheq nominimet

23 janar 2018 21:41

Filmi “The Shape of Water” ka marrë më shumë nominime nga të gjithë për çmimet Oscar. Romanca e Guillermo del Toro është e nominuar në 13 kategori, duke përfshirë atë të filmit më të mirë.

Filmi i dytë më i nominuar është drama “Dunkirk” (8), ndërsa “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” ndjek në vendin e tretë me 7 nominime.

“Call Me By Your Name”, “Darkest Hour”, “Get Out”, “Lady Bird”, “Phantom Thread” dhe “The Post” janë emrat e tjerë në garë për filmin më të mirë.

Ndërsa çmimi Oscar për aktorin më të mirë do të shkojë për Timothee Chalamet (Call Me By Your Name), Daniel Day-Lewis (Phantom Thread), Daniel Kaluuya (Get Out), Gary OIdman (Darkest Hour) dhe Denzel Washington (Roman J. Israel, Esq).

Të nominuarat si aktoret më të mira janë Sally Hawkins (The Shape of Water), Frances McDormand (Three Billboards outside Ebbing, Missouri), Margot Robbie (I, Tonya), Saoirse Ronan (Lady Bird) dhe Meryl Streep (The Post).

Komentet

Shto koment

Të ngjashme