Orhan Kerkezi dorëhiqet nga Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar

Orhan Kerkezi dorëhiqet nga Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar

23 janar 2018 09:43

Prishtinë, 23 janar - Vetëm një mbledhje e ka mbajtur me përbërje të plotë Këshilli i ri Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Përderisa ky organ ishte emëruar në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, në fund të atij muaji, regjisori Orhan Kerkezi është dorëhequr. Këtë e ka bërë me arsyetimin se të qenit anëtar i Këshillit e suprimon nga e drejta për të realizuar projekte me financa të institucioneve kulturore.

Pavarësisht kësaj, sipas kryetares së Këshillit, Burbuqe Berisha, ky organ ka kuorum për të marrë vendime. “Ne kemi kuorum dhe plotësimi i asaj pozite është e drejtë e ministrit të Kulturës”, ka thënë ajo (më shumë, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme