Kosova në Trieste synon të tërheqë kineastë ndërkombëtarë

Kosova në Trieste synon të tërheqë kineastë ndërkombëtarë

23 janar 2018 12:03

Me synimin që të krijohen lidhje më të fuqishme me Evropën, të sigurohen bashkëproducentë dhe të shpërfaqen potenciali e infrastruktura e Kosovës për realizim të projekteve ndërkombëtare, një delegacion kineastësh kosovarë po merr pjesë në forumin “When East Meet West (Kur Lindja takon Perëndimin) Ky forum po mbahet në qytetin italian Trieste. Qendra Kinematografike e Kosovës për të parën herë është duke u përfaqësuar në platformën e organizuar nga Festivali i Filmit në Trieste, që sivjet mbahet ndërmjet datave 21 e 23 janar.

Pjesë e delegacionit kosovar në këtë ngjarje janë drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, dhe filmbërësit që prezantojnë projektet e tyre filmike: Bujar Kabashi me projektin “Aga”, Ujkan Hysaj me “Hana”, Blerim Gjoci me “Kodra e Diellit”, Besnik Krapi me “Fusha e mëllenjave” dhe Fatmir Spahiu me projektin “Njeriu i dosjeve”. Sot (e martë) në kuadër të kësaj platforme do të mbahen dy panele në të cilat kinematografia kosovare do të përfaqësohet nga Zharku, i cili i ka thënë gazetës se në këto ngjarje do t’i njoftojë të pranishmit “për mundësitë që ka Kosova për realizimin e projekteve filmike, mundësitë e tjera në QKK për bashkëprodhime ndërkombëtare dhe infrastrukturën që e ka Kosova në këtë sektor”.

I mbajtur për çdo vit në javën e tretë të janarit në qytetin Trieste, kjo ngjarje është bërë festivali kryesor i kinematografisë së Evropës Qendrore e Lindore (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme