Shtatë propozime për çmimin “Azem Shkreli”

Shtatë propozime për çmimin “Azem Shkreli”

23 janar 2018 11:01

Shtatë propozime për çmimin kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli”, i janë adresuar Ministrisë së Kulturës në konkursin që sivjet, për dallim prej viteve të kaluara - kur nominimet është dashur të bëhen vetëm nga ndonjë institucion a organizatë - të drejtë aplikimi kanë pasur edhe vetë krijuesit. Një propozim për prozë, gjashtë për kritikë letrare-eseistikë, dy për roman, shtatë për libër për fëmijë dhe dy propozime në kategorinë e poezisë për fëmijë, janë ato që do t’i shqyrtojë juria për Çmimet vjetore për letërsi.

Konkursi i publikuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit është mbyllur më 5 janar.

Vitin e kaluar, laureat i çmimit kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” ka qenë akademik Eqrem Basha (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme