Kulturë

Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë e vogël për numrin e madh të studentëve

Rreth 300 ulëse sa i posedon biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, janë shumë pak për të përballuar fluksin e madh të studentëve, sidomos gjatë afatit të provimit. Për t’i akomoduar lexuesit, shpeshherë edhe drejtori Munish Hyseni ua lëshon edhe zyrën e tij të punë.

Hyseni i tha televizionit publik se biblioteka është shumë e frekuentuar nga studentët për shkak të kushteve të mira që ka, përfshirë edhe internet. “E veçanta tjetër është se ky institucion është destinuar për bibliotekë moderne.

E po ashtu këtu funksionin orari i gjatë nga 08:00 deri 22:00 të mbrëmjes. Këtu ka edhe literaturë që shkon në 200 mijë tituj në gjuhen shqipe”, deklaroi Hyseni, sipas të cilit vetë gjatë viti të kaluar janë tërhequr 110 mijë tituj.