Ministria akuzohet për hakmarrje politike në ndryshimin e Këshillit të “Shotës”

Ministria akuzohet për hakmarrje politike në ndryshimin e Këshillit të “Shotës”

22 janar 2018 10:32

Fotografi Fahredin Spahija e ka akuzuar ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Gashi, se për hakmarrje politike, pa asnjë shpjegim, e ka larguar nga Këshilli Drejtues i ansamblit të këngëve dhe valleve “Shota”.

Spahija ishte emëruar anëtar i këtij Këshilli në tetor të vitit 2015 për ta zëvendësuar Burbuqe Berishën, e cila kishte dhënë dorëheqjen, shkruan sot “Koha Ditore”. Këshilli i kryesuar nga Hysni Klinaku, me anëtarët Xhevdet Gashi, Sabri Fejzullahu e Milot Mustafa, është riemëruar në fund të vitit të kaluar, kur ministri Gashi i ndërroi këshillat e disa institucioneve.

Përveç Fejzullahut, tre të tjerëve mandati u kishte skaduar në nëntor. Në rastin e “Shotës” të gjithë anëtarët e Këshillit kanë mbetur të njëjtë, përveç Spahijes, i cili është zëvendësuar me Shasivar Haxhiajn. Për Haxhijajn, Spahija konsideron se ka ardhur në Këshill me ndërhyrje të ish-ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi. Ky i fundit e kishte konstituuar Këshillin Drejtues të “Shotës” në nëntor të vitit 2013, sa ishte ministër i Kulturës.

“Nuk kam dhënë dorëheqje dhe kam pasur mandat edhe dy vjet. Më kanë larguar pa asnjë shpjegim”, ka thënë Spahija, i cili shton se nuk ka reaguar për këtë meqenëse “dihet se është veprim politik”.

Spahija ka thënë se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare për shkarkimin nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të “Shotës”.

Ministri aktual i Kulturës, Kujtim Gashi, e kishte nisur ndërrimin e këshillave drejtues të institucioneve të kulturës në nëntor, me atë të Galerisë Kombëtare të Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme