“Martesa” paralajmëron premierën kosovare

“Martesa” paralajmëron premierën kosovare

22 janar 2018 09:30

Nga dita e parë e muajit shkurt audienca kosovare do ta ketë rastin ta shohë filmin “Martesa”, i cili nga kritika u cilësua si një prej debutimeve më mbresëlënëse evropiane të vitit që shkoi në festivalin e kategorisë “A” në Talinn, ku edhe u shfaq premierë në fund të nëntorit.

Filmi i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, i realizuar nën regjinë e Blerta Zeqirajt, do ta ketë premierën kosovare në “Cineplexx” dhe “Doku Kino” në Prizren. Shfaqjes së filmit në këto dy kinema do t’i paraprijë shfaqja për medie më 31 janar, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Pas premierave në Prishtinë dhe Prizren, ‘Martesa’ do të shfaqet në orare të rregullta të kinemave në fjalë për rreth 3-4 javë”, ka thënë Kreshnik Kekë Berisha, producent dhe bashkëskenarist i filmit.

Sipas tij, në premierën për medie do të jenë prezentë edhe aktorët bashkë me regjisoren e producentin.

“Gjithashtu më 2 shkurt do të organizohet premiera edhe në Tiranë, në ‘Cineplexx’, ka thënë Berisha, tek ka folur për pritjet nga ekipi, nga audienca në Kosovë.

Në këtë film luajnë Adriana Matoshi, Alban Ukaj, Genc Salihu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme