“The Greatest Showman” si kundërpërgjigje për të pasurit

“The Greatest Showman” si kundërpërgjigje për të pasurit

21 janar 2018 18:55

Hugh Jackman para se të ishte një X-Man, ishte yll i skenës së mjuzikllave me shumë çmime të fituara dhe aura e tij e dashur nuk është venitur asnjëherë. As atëherë kur rrihte të këqijtë si Wolverine, ku dukej sikur preferonte që të vendoste duart në bel, të pushonte njërën këmbë në cung dhe të këndonte refrenin e “Oklahomas”.

Në ekran ai i ka pasur disa raste të tregojë copëza të aftësive të tij në mjuzikëll, si një pinguin i animuar në “Happy Feet” dhe si Veljan në “Les Miserables”, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Por filmi i tij më i ri, “The Greatest Showman”, është vendi ku atij i jepet mundësia të shpalosë anën e tij të brendshme dhe ai mezi se ndalon së kënduari, vallëzuari dhe duke fishkëllyer prej fillimit deri në fund.

Ai portretizon PT Branum, tregtarin dhe udhëheqësin e cirkut në shekullin XIX, por ky film nuk është i llojit të hitit të viteve ’80 të Branumit të Broadwayit. Është një mjuzikëll i ri i shkëlqyeshëm me këngë që kanë ritëm të shpejtë nga Benj Pasek dhe Justin Paul të “La La Land”, dhe me skenar të bashkëshkruar nga Bill Condon, i cili ishte regjisor i filmit “Dreamgirls”. Në shumë mënyra, është më shumë tradicional sesa version i asaj që u dha katër dekada më parë.

Filmi do të mundë të kishte eksploruar disa pjesë të jetës së mrekullueshme të Branumit, të cilat nuk janë mbuluar as në mjuzikllin e kaluar: për shembull kampanjën e tij kundër skllavërisë. Por në vend të saj, “The Greatest Showman” është një përrallë e ndotur për të pasurit, duke filluar me një paraqitje të shkurtër të fëmijërisë së tij si një djalë i një rrobaqepëseje të varfër në Connecticut.

Brenda hapësirës sa zgjat një këngë, ai rritet, martohet me të dashurën e tij – portretizuar nga Michelle Williams – dhe rehatohet në një punë në zyre. Gruaja e tij dhe dy vajzat janë të kënaqura me atë që kanë, sepse nuk brengosen shumë për paratë. Por Branum ëndërron që ta bëjë botën një vend më magjik, dhe kështu ai hap “American Musem” në New York.

Fillimisht ai e mbush atë me vepra të punuara nga dylli dhe kafshë të ngrira, dhe më pas me këshillën e dy vajzave të tij ai bën një listë të të ashtuquajturave “gjëra të çuditshme”: një grua me mjekër (Keala Settle), një djalë me fytyrë qeni, një njeri me tatuazhe dhe proto-hipster të tjerë, të cilëve u jepet mundësia të jenë krenar për atributet e tyre unike – dhe definitivisht të mos shikohen më në mënyrë të vrazhdë.

Barnum i përfundon të gjitha këto me një lehtësi të madhe, por edhe pse biletat nisin të shiten shumë mirë, ai duhet që të merret me përqeshjen që snobët i bëjnë. Ai nuk dëshiron që të bëhet “Princi i Hamburgut”, por të pranohet në shoqërinë e lartë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme