Artisti që riciklon të kaluarën për dialogun mbi të ardhmen

Artisti që riciklon të kaluarën për dialogun mbi të ardhmen

21 janar 2018 09:46

Ka vite që është vënë në kërkim dhe në mbledhje të mbetjeve industriale të kohës së monizmit. Nuk është ndalur asnjëherë në këtë drejtim, megjithëse është marrë edhe me punë të tjera, shkruan sot “Koha Ditore”.

Skulptori Sadik Spahija njihet si mjeshtër i instalacioneve me mbetjet e periudhës komuniste në Shqipëri. Por këtë nuk e bën thjesht për ta kujtuar atë kohë ose për ta paraqitur se sa e vrazhdë ishte. Qëllimi i tij është tjetër.

Shfrytëzon të kaluarën që nëpërmjet gjuhës së artit të hapë dialog për të ardhmen. Përderisa veprat e kanë këtë synim, ai është autor i disa shtatoreve. Në këtë lloj veprash i ka ikur mësimeve të realizmit socialist që edhe i kishte marrë gjatë edukimit të tij si artist në Universitetin e Tiranës.

“Vox machina” për tjetërsimin e njeriut

Sa i përket kohës së para viteve ’90 me të cilën merret në vazhdimësi, kujton se si fëmijë bashkë me miqtë e tij kishin shëtitur nëpër shtëpitë e pionierit. I lindur më 1959, kujton Shkodrën e viteve të monizmit.

Thotë se në njëfarë kuptimi çdo ditë është marrë vesh shkatërrimi dhe venitja intelektuale, ajo e debatit të hapur ndërmjet njerëzve dhe ndërmjet qytetarëve me qytetin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme