Kundërshtimi që nuk ofron zgjidhje është i kotë

Kundërshtimi që nuk ofron zgjidhje është i kotë

21 janar 2018 07:30

Edon Muhaxheri është profesor arti në Maryland Institute College of Art, në Baltimore të ShBA-së. Djali i katërt i Sabahajdin dhe Sofije Muhaxherit, i lindur në vitin 1984 në Prishtinë.

Përjetues nga afër i gjenocidit serb të vitit 1999, shkruan sot “Koha Ditore”. Mjeshtër i arteve të bukura, entuziast i shkencave, dashamir i kulturës shqiptare, ndërmarrës, filantrop me buxhet modest, shpirt vullnetari dhe ëndërrimtar i përjetshëm.

Muhaxheri është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Arsimi është zgjidhja e secilës sfidë. Dija trashëgohet përmes komunikimit. Gjuha është komunikim. Mësoje gjuhën shqipe mirë. Ajo është veçoria kryesore e popullit shqiptar. Është gjuhë shumë e thjeshtë. Përdorimi i drejtë i gjuhës shqipe rrit inteligjencën tënde.

Njohja mirë e gjuhës shqipe ta mundëson të kuptosh gjëra të reja. Ta mundëson të mësosh edhe gjuhë të tjera më lehtë. Mësoje gjuhën angleze mirë! Lexo shumë! Gjuha angleze hap dyert e librarisë më madhe që ka ekzistuar ndonjëherë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme