Kulturë

Jakup Krasniqi: Leximi ishte shpëtim në burg

Ish-kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kujtuar vitet e tij të kaluar në burgjet jugosllave gjatë viteve të '80-ta.

I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, i cili i kushtohet librit dhe leximit, Krasniqi ka thënë se gjatë periudhës së kaluar në burg leximi ishte një shpëtim për të burgosurit dhe për vetë atë, duke shtuar se leximi ishte një arratisje që e bënte më të lehtë jetën e vështirë në burg.