Miku mbresëlënës

Miku mbresëlënës

20 janar 2018 14:08

Se a ishte viti 1985 apo 1986, nuk është i sigurt. Por i kujtohet saktë se në shkallët e asaj që tash është Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, një i ri do t’ia zgjaste dorën për t’iu prezantuar si Basri Çapriqi, shkruan sot Koha Ditore.

Që të dy ia kishin mësyrë një ore letrare që do të mbahej në objektin e Bibliotekës. Ky takim do të shërbente që Milazim Krasniqi dhe Basri Çapriqi më pas të bëheshin miq të pandashëm. Edhe në moshë, vetëm pesë vjet i ndajnë. Jo vetëm profesori universitar, Krasniqi, por krejt ata që e kanë njohur dhe kanë pasur miqësi me Çapriqin, posa nisin të flasin për të e përshkruajnë si njeri të qetë e fort tolerant.

“Njeri mediteran”, thotë Krasniqi për mikun e tij që ka vdekur të dielën e javës së kaluar. Ata me të cilët ka kaluar kohë të gjatë në Fakultetin e Filologjisë, por edhe nëpër kafehane a takime letrare e përshkruajnë si njeri fort të dashur. Qeshin kur kujtojnë Çapriqin, i cili kishte lindur në Krythë të Ulqinit më 1960. Qeshjen ua ka lënë Çapriqi pasi i tillë ishte në tavolinë nëpërmjet humorit të hollë.

Njeriu me kulturë urbane e mediterane

Pak metra e ndajnë zyrën e profesorit të Departamentit të gazetarisë, Milazim Krasniqi me atë të ish-profesorit të Departamentit të letërsisë, Basri Çapriqi. Por muhabetet e tyre më shumë zënë vend nëpër kafene e takime letrare. Para luftës bashkë me kolegë të tjerë shkrimtarë kanë qëndruar shumë tek ish-kafeneja “Bagremi” që tash nuk është më, e nëse do të ekzistonte do të ishte afër Katedrales katolike “Nënë Tereza”. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme