“T’padashtun” në garën zyrtare të festivalit amerikan

“T’padashtun” në garën zyrtare të festivalit amerikan

19 janar 2018 11:01

Prishtinë, 19 janar - Shtetet e Bashkuara të Amerikës është destinacioni i radhës i filmit “T’padashtun” që shtjellon rrëfimin ku shpërfaqen pasojat e traumat e shkaktuara nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Filmi i regjisorit Edon Rizvanolli është pjesë e garës zyrtare të festivalit “Santa Barbara International Film Festival”. Festivali që sivjet realizon edicionin e 33-të do të fillojë prej 31 janarit deri më 10 shkurt.

“T’padashtun” - që ishte propozimi i Kosovës për “Oscars”, por nuk u fut në listën me filmat që do të merren parasysh për t’u nominuar për çmimin e filmit më të mirë në gjuhë të huaj – do ta ketë premierën amerikane në këtë festival. Është në garë në kategorinë kryesore të festivalit, “International Competition”.

“Filmi është në konkurrencë dhe do të shfaqet si pjesë e garës zyrtare.

Përgjatë 30 vjetëve të kaluar ‘Santa Barbara International Film Festival’ është bërë një nga festivalet kryesore të filmit në ShBA, duke tërhequr 90 mijë vizitorë dhe duke ofruar 11 ditë me mbi 200 filma, tribuna dhe simpoziume.

”T’padashtun” trajton ngjarjen e një adoleshenti, i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullon botën. Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme