Plácido Domingo krenar me tenorin Ramë Lahaj

Plácido Domingo krenar me tenorin Ramë Lahaj

18 janar 2018 12:01

Prishtinë, 18 janar – “…mezi pres të shoh një ditë publikun e mrekullueshëm të Kosovës duke kënduar së bashku me Ramën”, thotë maestro Plácido Domingo në videon katërminutëshe, të cilën ia dedikon tërësisht tenorit kosovar. Megjithatë, dëshira e tij zor se do të mundë të plotësohej derisa Kosova të mos ketë një sallë apo hapësirë adekuate për koncerte. Por fakti se ai di për Kosovën, publikun e saj dhe talentet, është meritë e Lahajt, i cili viteve të fundit me sukseset që ka arritur është ngjitur në skenat më të mëdha botërore të muzikës lirike.

E përkrah Domingos vetëm se e ka vulosur rrugëtimin që ka nisur. E legjenda e muzikës serioze në këtë video pohon se edhe në të ardhmen do t’i qëndrojë afër tenorit kosovar, ashtu siç ka dëshmuar deri më tani duke e ftuar nëpër koncerte të ndryshme, njëherësh edhe duke e shpërblyer me vendin e tretë në konkursin prestigjioz “Operalia”, i themeluar pikërisht nga Domingoja me qëllim të zbulimit dhe nderimit të këngëtarëve të rinj të operës.

“Në kategorinë e zërave të meshkujve fitues është tenori nga Kosova, Ramë Lahaj”, është njoftimi me të cilin hapet videoja, e cila i kushtohet tenorit kosovar nga maestroja Plácido Domingo. Një version disa sekondash Lahaj e kishte publikuar muaj më parë në faqen e tij zyrtare në Facebook, por të mërkurën ai e publikoi të tërën. Me këtë rast ai ka shfrytëzuar rastin që ta falënderojë maestron për mbështetjen (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme