“Tri ditët e Yllit të Mëngjesit” për zbulimin e imazhit të Skënderbeut

“Tri ditët e Yllit të Mëngjesit” për zbulimin e imazhit të Skënderbeut

17 janar 2018 10:57

Me “Tri ditët e Yllit të Mëngjesit”, një aktivitet për 550-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë është ngritur një hapësirë si një pikëtakim surprizë për të gjithë ata që do ta vizitojnë gjatë këtyre tri ditëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bëhet fjalë për një ekspozitë unike, e cila ka transformuar sallën e njohur. Aty kanë zënë vend gjësende me të cilat identifikohet figura e Skënderbeut, përkrenarja, shkrime e portrete historike, në mesin e të cilave edhe ai i piktorit italian Gentile Bellinit (1429 – 1507), i ekspozuar për herë të parë e që konsiderohet njëri prej imazheve më autentike të heroit kombëtar. Është një udhëtim prapa në kohë, por që jep mundësinë e zbulimit të imazhit të Skënderbeut.

Hapjes së kësaj ekspozite, me të cilën nisin aktivitetet në kuadër të “Vitit të Skënderbeut”, i ka paraprirë një ceremoni solemne që ka nisur me mesazhin që Papa Françesku u ka dërguar të gjithë shqiptarëve për këtë vit jubilar.

Më pas fjalën e ka marrë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ka përdorur shprehjen latine “venite e vedrete” (Ejani dhe shihni) duke ftuar shqiptarët që të vizitojnë hapësirën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme