Kulturë

Vdiq këngëtarja e Cranberries

Descriptive Text

Dolores O’Riordan, këngëtarja e grupit të njohur irlandez, Cranberries, ka vdekur në moshën 46-vjeçare.

O’Riordan udhëhoqi bendin e saj drejt suksesit të madh ndërkombëtar në vitet '90 me hitet “Linger” dhe “Zombie”.

Lajmi u bë publik nga një përfaqësues i grupit.

Muzikantë të shumtë kanë nisur të shprehin ngushëllime për vdekjen e O’Riordanit.