Kulturë

Komedia “Rojat e Taxhit” në teatrot e Kosovës

Descriptive Text

Shfaqja teatrore “Rojat e Taxhit”, pas skenave të Tiranës do të jetë për publikun gjatë këtij muaji dhe në skenat e teatrove në Kosovë. Vepra teatrore “Rojat e Taxhit”e dramaturgut Rajiv Joseph më regji të Altin Bashës eksploron bukurinë, pushtetin, autokracinë, rezistencën dhe besnikërinë e verbër.

Është historia komike dhe e trishtuar e një miqësie të thellë që testohet e thyhet nga rrethana ekstreme dhe brutale.

Gazmend Gjoka dhe Lulzim Zeqja janë aktorët që luajnë dy personazhet e shfaqjes Humaxhuni dhe Baburin.

Ngjarja vendoset në Indi,në shekullin XVII ,mbrëmjen përpara përurimit të ndërtesës Taxh Mahal ,që mbreti Shan Xhahani e ndërtoi si homazh për gruan e tij të ndjerë, Mumtaz Mahal. Historia nis ku dy roja perandorake ,dy miq fëmijërie Humaxhuni dhe Baburi, janë caktuar të ruajnë ndërtesën deri në agim.

Humaxhuni dhe Baburi janë shokë të ngushtë dhe roje në ushtrinë perandorake të mbretit të Hindustanit Shah Xhahanit.Ndërsa bëjnë roje ata qeshin e fantazojnë me historitë e tyre të fëmijëris dhe arratisjet në xhungël.

Ata kanë privilegjin e çuditshëm të jenë roje të Taxh Mahalit, dedikimi epik që mbreti Shah Xhahani i bëri gruas së tij të vdekur Mumtaz Mahal. Kjo ndodh një natë para se ky monument ti shfaqet botës si personifikimi më i fuqishëm dhe mbereslënës i bukurisë.

Humaxhuni, ushtar i gjeneratës së dytë thellësisht besnik, është i kënaqur që zbaton urdhërat edhe atëherë kur Perandori, i vendosur qe asgjë më e bukur se Taj Mahali nuk ndërtohet ndonjëherë, i jep rojeve të tij një mision të tmerrshëm.

Baburi i ndjeshëm dhe romantik e përballon këtë mision duke ju kundërvënë shkatërrimit të bukurës si mburojë njerëzore.

Shfaqja do ta mirëpresë publikun dhe artdashësit kosovarë në këto data, mbrëmjen e datës 26 janar do të jetë në Gjakovë, më 27 janar në Prizren dhe në datat 28 dhe 29 janar në Prishtinë.