Kulturë

Al Bano në Tiranë, takohet me presidentin Meta

Këngëtari i njohur italian Al Bano ndodhet në Tiranë dhe sot, ai është pritur nga presidenti i vendit, Ilir Meta.

Lajmin e ka njoftuar vetë Meta në rrjetet sociale bashkë me këtë fotografi.

“Të dashur miq, - shkruan presidenti. - Sot takova këngëtarin e famshëm, Albano Carrisi, i cili me zërin dhe muzikën e tij frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci e shpresë. Al Bano është edhe sot një promovues i palodhur për Shqipërinë dhe shqiptarët.”