Kulturë

Rock-operë me veprën e pionierit të muzikës elektronike

Më 1968, një muzikant i butë, i quajtur Bruce Haack, u shfaq në serinë televizive “Mister Roger’s Neighborhood”, dhe shpjegoi sesi funksionojnë instrumentet elektronike që i kishte krijuar në shtëpi.

Pastaj në një skenë sureale u shfaq një grup fëmijësh dhe të ngazëllyer nisën të vallëzonin me partnerin e Haack, Esther Nelson, shkruan Koha Ditore.

Dy vjet më vonë, Haack u zhvendos në një fushë krejt ndryshe prej albumeve të tij si “Dance, Sing and Listen” për të realizuar diçka që u dedikohej të rriturve, por madje edhe në një fushë tjetër: “The Electric Lucifer”, një gërshetim i trefishtë i muzikës psikadelike, asaj “konkrete” dhe synth-pop, që mbetet si një nga incizimet më bizare të një dekade, e që mbizotërohej prej këtyre zhanreve.

Tani, ky incizim dhe vazhdimi që iu bë më 1978, me titull “Electric Lucifer Book 2”, janë shkrirë si rock-operë, e titulluar “Electric Lucifer”, e konceptuar nga regjisori eksperimental Jim Findlay dhe përshtatur nga muzikanti Philip White. Opera është shfaqur në “The Kitchen” deri të shtunën.

“Nëse jeni të interesuar në muzikën eksperimentale elektronike dhe historinë e saj, në një pikë do të arrini tek Bruce Haack. Kjo është e pashmangshme”, kishte thënë Jon Schouten nga lejbëlli “Telephone Explosion”, që kishte lansuar versionet në pllakë të të dyja albumeve, “Electric Lucifer” dhe “Haackula” të vitit 1978...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).