Kulturë

“Three Billboards...” sjell vështrim të cekët për Amerikën rurale

Te dielën e kaluar filmi “Three Bilboards Outside Ebbing, Missouri” i regjisorit e skenaristit Martin McDonagh arriti sukses të jashtëzakonshëm në edicionin e 75-të të “Golden Globes”.

“Hollywood Foreign Press Association” i dha katër çmime: atë për aktorin më të mirë në rol dytësor (Sam Rockwell), për skenarin më të mirë (McDonagh), aktoren më të mirë (Frances McDormand) dhe atë për filmin më të mirë në kategorinë e dramës, shkruan Koha Ditore.

Vështrimi i hidhur për një nënë të pikëlluar, e cila kërkon që të zbardhë rastin e vrasjes së vajzës së saj ia doli shumë më mirë se secili film tjetër që ishte i nominuar.

Asnjë prej këtyre nuk duhet të jetë befasi: lansimet e kompanisë “Fox Searchlight” ia kanë dalë mjaft mirë në qarkun e shpërblimeve duke qëndruar në listën e top 10-shes, si dhe duke mbledhur një listë të nominimeve nga “Guild Awards” dhe “Film Independent Spirit Awards”, dy parashikues të mirë për perspektivën në “Oscar”.

Por është edhe një gjë: sado vlerësime që janë dhënë në adresë të “Three Billboard...”, ka njerëz që e shohin filmin si një hyrje të vogël në katalogun e McDonagh, disi një lloj vrojtimi i cekët në Amerikën rurale, veçanërisht në lidhje me racën...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).