Autori mohon se është plagjiaturë logoja e 10 Vjetorit të Pavarësisë

Autori mohon se është plagjiaturë logoja e 10 Vjetorit të Pavarësisë

13 janar 2018 21:08

Pas pretendimeve se logoja e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është plagjiaturë, është përgjigjur vetë autori i saj, Zeni Ballazhi.

Ditë më parë Këshilli Organizativ i 10 Vjetorit të Pavarësisë kishte anuluar logon e përzgjedhur për ta zgjedhur më pas logon e dytë, që ishte e artistit nga Maqedonia, Zeni Ballazhi.

Por, kjo logo e përzgjedhur e Ballazhit është e ngjashme me atë të Kongresit Tematik të partisë shqiptare në Maqedoni, BDI, kongres ky i mbajtur më 2015, logo të cilën e kishte bërë i njëjti autor.

Zeni Ballazhi për Koha.net ka mohuar se kjo është plagjiaturë, duke theksuar se autorësinë e të dyjave e ka ai, dhe është thjesht avancim i punës tij.

“Jo, nuk është plagjiaturë, pasi autorësinë e të dyja punimeve e kam unë. Logot janë të miat. Unë nuk mund të kopjojë vetveten, d.m.th. është punë e imja dhe autorësi e imja. Autorësinë ia jap kujt dua unë dhe gjithmonë në veprat e mia, qofshin ato dizajne që shihen, është një stil i imi i punës, duke u nisur edhe nga puna e logos së 100 vjetorit të pavarësisë [së Shqipërisë] e të tjera, pra është një avancim i punës duke ndërhyrë në punën time dhe duke ia dhënë mundësinë për dedikime të ndryshme. Unë ia përshtati stilit tim punën time ashtu qysh kërkohet. Me rëndësi është që autorësinë e bartë Zeni Ballazhi”, ka thënë ai për Koha.net.

Ballazhi thotë se plagjiaturë është vetëm atëherë kur vepra është e tjetërkujt.

Image

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Londra15/01/2018 10:36

Nuk eshte plagjijatur por kopjim i nje punimi tjeter,pra autori kopjon vetvehten......sa qesharake kur te mungon ideja,ateher kopjon vetevehten.......nje rrekomandim i paster politik,nga partija si-moter BDI-PDK.Kjo mund te verehet edhe nga hena,,,,,shum artistike me mungese arti!!!

Shto koment

Të ngjashme