Gjetja e zogjve midis gërmadhave të një arkivi historik Foto: Dario Lasagni

Gjetja e zogjve midis gërmadhave të një arkivi historik

13 janar 2018 21:23

Në ekspozitën e tij në “New Musem” në New York (e cila u mbyll javën e kaluar), artisti edhe një herë eksploroi rëndësinë e gërmimit si një mjeti për të eksploruar çështjet e nacionalitetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për të përshkruar këtë (ose projektet e ndryshme të artistit) duhet vërejtur se zbulimi i atdheut dhe mungesa e strehës nuk janë dokumentarë, por nuk janë as nostalgji a romancë. Por tërheq një litar në mes të kujtesës dhe aktualitetit, zgjuarsisë dhe fiksionit, eksperiencë tejet personale dhe e ndarë në përgjithësi me të gjithë ne që në mënyrë të pashmangshme e dimë se si është të humbim pafajësinë, dhe prapë të kundrojmë në magjinë e mbetur në botë, shkruan.

Këto janë deklarata të Elena Filipoviqit, shkruar në katalogun e ekspozitës “Petrit Halilaj: Poisoned by a men in need of some love”.

Unë hezitoj gjithmonë të përfshij informata biografike në kritikat që bëj mbi veprat e artistëve. Rreziku ekziston tek fakti se biografia hedh hije mbi veprën e tyre.

Shpesh kjo rezulton në një formë të kanibalizmit, ku vepra bëhet një shënjim i thjeshtë i narratives dhe i identitetit të artistit. Kur shkruan për artistët, historia dhe atdheu i të cilëve janë shënjuar nga luftërat bazuar në dallime etnike, narrativi zgjatet. Por prapë nuk ka asnjë mënyrë të të shkruarit për veprën e Petrit Halilajt pa i përfshirë historinë dhe sfondin e artistit.

Familja e Petrit Halilajt ka ikur nga lufta në Kosovë. Ai është rritur në kamp të refugjatëve. Puna e tij është shënjuar nga kjo eksperiencë primare dhe prapë vepra e tij nuk mbështetet nga nacionalitete a etnicitete, ose të paktën jo në sipërfaqe. Duke eksploruar në natyrë, projektet e Halilajt janë përpjekje për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në konflikt?

Veprat e tij janë gërmime në historinë e atdheut të tij, ku si të tilla këto vepra performojnë dëshirën e thellë për të ditur dhe në të njëjtën kohë rezistencë ndaj ndonjë interpretimi thjesht të reduktuar. Se ai ka vazhduar me këtë linjë gjatë gjithë jetës, flet për refuzimin e tij për t’u dorëzuar në çdo ritregim tejet të thjeshtë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme